Turistët po e njohin Gjirokastrën edhe përmes udhëtimeve me kuaj.

Turet nuk përfshijnë vetëm qytetin por veçanërisht edhe zonat malore të cilat nuk janë shumë të zbuluara.

Zonat që vizitohen janë ato të Zagorisë, Lunxhërisë apo Libohovës. Me këto ture synohet njohja e zonave malore por edhe zhvillimi i turizmit të aventurës.

Turistët janë nga vende të ndryshme ndërsa janë të apasionuar pas kalërimit.

Por çfarë i impresionon më shumë vizitorët?

Ata që i zgjedhin më shumë këto ture janë të huajt.

Kohët e fundit autoritetet në Gjirokastër po punojnë edhe për identifikimin e shtigjeve të reja në zonë me qëllim nxitjen e mëtejshme të turizmit në rajonin e Gjirokastrës.

/tvklan.al