Katër ushtarakë kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak në provincën Malatya, në lindje të Turqisë. Ngjarja e rëndë u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke, e cila bëri të ditur se helikopteri i tipit S-70 u rrëzua, për shkaqe që ende nuk janë përcaktuar.
Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti përfundoi me vdekjen e katër pjesëtarëve të personelit ushtarak që ndodheshin në bord. Autoritetet turke nuk kanë dhënë ende informacion të detajuar mbi rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ndërsa shkaqet e rrëzimit mbeten të paqarta.
Më herët, Ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se vendndodhja e rrënojave të helikopterit ishte identifikuar dhe se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin nisur menjëherë operacionet në zonë. Pavarësisht ndërhyrjes, katër ushtarakët nuk kanë mundur të mbijetojnë.
JUST IN: A Turkish military S-70 helicopter has crashed in Yeşilyurt, Malatya, Turkey, for reasons not yet known, the Defense Ministry says. https://t.co/frfX3PS92V
— Scope Report (@ScopeReport_) November 12, 2026
Ndërkohë, pritet që autoritetet turke të nisin hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar se çfarë çoi në rrëzimin e helikopterit. Deri më tani nuk janë bërë të ditura të dhëna të tjera lidhur me identitetin e viktimave apo rrethanat e plota të tragjedisë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
