Polonia nuk do të dërgojë trupa në Iran pasi konflikti nuk ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e saj. Kështu ka deklaruar këtë të martë, më 17 mars, kryeministri Donald Tusk, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera e kanë kuptuar vendimin e Varshavës.
Presidenti amerikan Donald Trump u bëri thirrje aleatëve gjatë fundjavës që të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, pasi forcat iraniane vazhdojnë sulmet në këtë rrugë ujore jetike, në kuadër të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, e cila tani ka hyrë në javën e tretë.
Qeveria e Polonisë “nuk planifikon asnjë ekspeditë në Iran, dhe kjo nuk ngre asnjë dyshim nga ana e aleatëve tanë,” tha Tusk para një mbledhjeje të qeverisë.
Ai shtoi se kjo përfshin forcat tokësore, ajrore dhe detare të Polonisë, të cilat ende po forcohen përballë konfliktit në kufirin me Ukrainën.
Siç citon Reuters, Tusk tha gjithashtu se sigurimi i Detit Baltik mbetet një element qendror i strategjisë së Polonisë.
Një numër aleatësh të tjerë të SHBA-ve, përfshirë Gjermaninë, Spanjën dhe Italinë, kanë deklaruar se nuk kanë plane të menjëhershme për të dërguar anije që të ndihmojnë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur efektivisht me sulme dhe kërcënime për sulme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
