Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, e nisi ndeshjen si titullar te Lecce, në barazimin pa gola ndaj Torinos.

Futbollisti kuqezi, zbuloi se e kishte mësuar vetëm pak para ndeshjes se do të ishte nga fillimi në fushë, ndërsa deklaroi se gjithmonë është gati.

“Mund të kishim fituar. Në qendër të mesfushës mund të shprehem më mirë, kuptohem mirë me shokët e skuadrës dhe e lexojmë mirë situatën.

Në stërvitje gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time, në fund shpërblehem. Kur jep më të mirën, kënaqësia vjen dhe kështu është më mirë.

Unë jam gjithmonë gati, është e rëndësishme të jem në dispozicion të trajnerit. E mësova se do luaja pak para ndeshjes, por nuk ishte problem. Jemi një ekip cilësor. Tani duhet të sigurojmë vazhdimësi, unë mendoj se Torino u befasua nga ne.”, u shpreh Berisha. /tvklan.al