Portieri Etrit Berisha, që është rikthyer pas shumë kohësh në një ndeshje ku Shqipëria fitoi, tha se sot ka qenë i emocionuar tej mase.

Berisha u shpreh se për të Kombëtarja është mbi të gjitha. Sipas tij, pjesa e dytë me Bjellorusinë ishte fantastike, teksa shtoi se sonte ishte natë e madhe.

Portieri Etrit Berisha: Rikthimi në Kombëtare ishte emociounes. U riktheva edhe me fitore dhe për këtë më bëhet qejfi akoma më shumë.

Për mua Kombëtarja ka qenë mbi të gjitha. Kombëtarja, për mua ka qenë, është dhe do mbetet mbi të gjitha dhe përherë e kam dhënë dhe do ta jap kontributin tim. Tashmë me trajnerin Maran po përpiqemi të luajmë më shumë me topin, duke pasur disa ndryshime në strategji, teksa jemi më agresivë.

Sonte në pjesën e dytë ishim fantastikë dhe kjo e ka bërë fitoren më të madhe.

/tvklan.al