Ministria e Drejtësisë ka finalizuar udhërrëfyesin për “Funksionimin e Institucioneve Demokratike”.

Ministri Ulsi Manja në një reagim në rrjetet sociale bën me dije se ky është një dokument kyç që forcon procesin zgjedhor, rolin e Parlamentit dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile.

Dokumenti është bazuar në konsultime publike me përfaqësues nga shoqëria civile, akademia, media dhe grupe të interesit, duke përmbushur pritshmërite e BE-së për Shqipërinë. Manja thekson se Shqipëria po tregon se është gati për sfidat që na presin në të ardhmen evropiane.

Klan News