Tragjedia e Butrintit ku humbën jetën 4 klandestinë shqiptarë, duket se është betim maja e ajsbergut të asaj që ndodh çdo ditë në kufijtë e vendit. Kamera e televizionit Klan ka ndjekur në fshatin Vërnicë të Devollit në kufi me Greqinë, marshimin që një grup të rinjsh nga Shkodra kanë nisur prej 4 ditësh në përpjekje për ët kaluar në mënyrë ilegale kufirin shqiptar.

Ata kanë udhëtuar 5 orë e këmbë dhe shpresojnë që kësaj here t’i shpëtojnë patrullave të policisë.

“Ndodhemi se duam të ikim për Greqi, po normalisht malit do ecim.”

Gazetarja: “Sa ditë do ecni?”

“Katër, pesë ditë.”

Gazetarja: “Sa shokë jeni nga Shkodra?”

“Ne jemi 6 veta.”

Gazetarja: “Ju keni ndonjë udhërrëfyes apo e dini vetë rrugën?”

“Jo e dimë vetë, nuk kemi prijës, nuk kemi asgjë. Nga ky fshat jo, por është e katërta rrugë që bëj për një muaj dhe më kanë kapur.”

Gazetarja: “Ju kanë kapur policia greke?”

“Policia greke dhe tonët.”

Gazetarja: “Është e vështirë të kalosh?”

“Po e vështirë është, policia shqiptare, është shumë e vështirë, është më e vështirë se grekët.”

Gazetarja: “Po nga na greke është më e lehë por të kaluar?”

“Më e lehtë.”

Kalimi i emigrantëve nga mali i Dërdovës është një nga shtigjet më të rrahura drejt Greqisë. Pasi kalojnë majën e Martinës, emigrantët zbresin në qytetin më të afërt  në Veria ku dhe nisin aventurën drejt perëndimit.

“Vijnë pothuajse përditë.”

Gazetarja: “Po sa vijnë?”

“Vijnë me shumicë, vijnë 30, vijnë 40, vijnë 2, vijnë4, vijnë qullë.”

Emigrantët që zgjedhin kufirin tokësor për të kaluar drejt Greqisë janë nga zona të ndryshme të vendit. Në qendrën e pritjes së emigrantëve në Kapshticë, numri i atyre që kthehen çdo ditë nga policia greke është me dhjetëra./tvklan.al