Prej 1 janarit disa kategori të qytetarëve do të paguajnë më pak para për dokumentet biometrike.
Urdhri është firmosur nga ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo, sipas të cilit përfitues janë fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç.
Konkretisht, për fëmijët nën 16 vjeç, tarifa e pasaportës ulet nga 7,500 në 6,000 lekë.
Për personat me aftësi të kufizuara, karta e identitetit do të kushtojë 1,000 lekë, nga 1,500 lekë që është aktualisht, ndërsa pasaporta do të ulet në 6,000 lekë.
Për qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit ulet nga 1,500 në 1,000 lekë.
Ministri i Brendshëm e konsideron këtë hap si lehtësim të kostove për familjet dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për mbështetje.
Kreu i Ministrisë së Brendshme e cilësoi vendimin si mbajtje të një angazhimi të deklaruar më herët, gjatë një dalje publike në 2 tetor, ku theksoi se lehtësimi i kostove dhe përmirësimi i shërbimeve publike duhet të ecin paralelisht.
/tvklan.al












Botërori 2026 