Në një shkrim të gjatë, gazeta franceze Ulysse News fton lexuesit të vizitojnë Shqipërinë. Thekson se vendi ynë nuk është më i panjohur, tashmë është nën radarin e turistëve ndërkombëtarë.
Nga gjiret magjike joniane, te qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore, Shqipëria bëhet magjike, shkruan francezja Ulysse News.
Magjia e vendit tonë nuk qëndron vetëm te çmimet e përballueshme! Ajo që e bën Shqipërinë të ndryshme nga shumë destinacione klasike mesdhetare është diversiteti i peizazhit.
Media franceze veçon plazhet e kristalta të Jonit apo qytetet e vjetra të listuara në UNESCO.
Sugjeron që turi në Shqipëri të nisë me Butrintin. Është një vend ku mund të shëtisni nëpër shumë epoka, i rrethuar nga gjelbërimi dhe uji. Saranda ka plazhe të mahnitshme me ujë të kristaltë, ndërsa çmimet janë të përballueshme.
Rekomandon të zbuloni qytetet e vjetra, dyshen klasike Beratin dhe Gjirokastrën, për disa arsye! Berati është i ndritshëm, i butë dhe piktoresk, ndërsa Gjirokastra është shkëmbore, e pjerrët dhe emocionuese.
Një tjetër destinacion që duhet vizituar është Durrësi, jo vetëm për plazhin. Amfiteatri romak që daton në fillim të shekullit II pas Krishtit është një monument i historisë së lashtë të qytetit bregdetar.
Në skajin verior, Alpet Shqiptare ofrojnë bukuri magjepsëse: maja të thepisura, fshatra të vegjël dhe shtigje ecjeje që mund të kthehen në pikën kulmore të gjithë udhëtimit tuaj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 