11 shtator 2026 – Emisioni i sotëm “Rudina” iu dedikua sfidave të prindërimit dhe realizimit të ëndrrës për t’u bërë nënë, duke ndarë dhe historinë e Çeleste Bilçarit.
E ftuar ishte dhe aktorja e njohur, Renada Caci, e cila nuk i ka përmbajtur dot emocionet në studio.
Përmes një fjalie të sinqertë mbi ndjesinë e mëmësisë, aktorja solli një këndvështrim personal mbi këtë temë tejet të ndjeshme.
“Nuk është njësoj si një shpirt që del nga shpirti dhe një shpirti të dhuruar. Në momentin e parë që ti jep jetë një jetë tjetër është komplet ndjesi tjetër dhe lum kush e provon. Unë nuk e kam por…”, tha ajo mes lotësh.
Gjatë bisedës, aktorja zbuloi se e ka përjetuar shumë thellë historinë e Çelestes, duke i cilësuar ngjarjet e tilla si mrekulli të Zotit.
“Më emocionoi kjo, u emocionova me historinë e vajzës. U emocionova shumë me historinë e vajzës, sepse në momentin që ishim dhe në backstage, në momentin që ju po rrëfenit deri diku historinë e Çelestes… ajo u mbush dhe unë u mbusha shumë. Dhe kjo është një histori shumë e bukur dhe shumë e rrallë. Ndonjëherë thonë që Zoti bën mrekulli. Edhe unë rastin e Çelestës e quaj mrekulli. Kjo më preku shumë”, tha ajo.
/tvklan.al












Botërori 2026 