Një vajzë 12 vjeçare humbi jetën mbrëmë në lumin e Tiranës teksa u përpi nga uji i rrëmbyeshëm pasi ra nga kjo urë. Kjo strukturëështë ndërtuar nga banorët e zonës 3 vjet më parë për të shkurtuar distancën mes këtyre shtëpive dhe kryeqytetit. Por ajo përveç se e paligjshme, nuk ka asnjë element sigurie. Pikërisht për shkak të mungesës së sigurisë komuna e Paskuqanit që kanën administrim këtë zonë e ka hequr disa herë urën, disa herë të tjera ajo është shembur nga fryrja e lumit, por banorët e kanë rivendosur atë dukesfiduar hapur pushtetin vendor por edhe duke rrezikuar vetë jetën e tyre.
Isa Ajazi: “Atë gjendje të asaj ure, herë pas here ne kemi qenë të interesuar por ka patur raste që dhe e kemi hequr nga ana jonë, kemi marrë. Por përsëri banorët kanë këmbëngulur dhe e kanë ndërtuar përsëri pa asnjë lloj miratimi të komunës.”
Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së të martës, e ka rikthyer edhe njëherë shqetësimin mbi sigurinë e banorëve. Komuna premton përfundimisht heqjen e saj dhe fton banorët të përdorin urën e ndërtuar vetëm pak metra më sipër.
Isa Ajazi: “Ne kemi qenë dhe jemi vazhdimisht të interesuar për të gjitha, jo vetëm për këtë rast kur ndodh fatkeqësia për në të gjitha rastet për zbatimin e ligjit. Dhe çdo gjë, dhe çdo ndërtim ç’është e vërteta dhe aq më tepër mbi lumë, mbi lumenj dhe këta lume që janë të paparashikuar në raste të veçanta, jemi të interesuar që gjithmonë të jenë të kontrollueshëm ose për t’i hequr, ose për të mos i lënë faktikisht këta ura të cilët janë shumë pasigurta.”
Gjatë ditës policia ka vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të 12-vjeçares përgjatë gjithë rrjedhës së lumit, i cili gjatë dy ditëve të fundit ka qenë shumë i rrëmbyeshëm./tvklan.al












Botërori 2026 