Rëndohet bilanci i viktimave nga uragani “Helene” në SHBA duke shkuar në mbi 160. Stuhia ka shkaktuar dëmin më të madh në Karolinë, ku zyrtarët kanë raportuar edhe numrin më të larte të personave që kanë humbur jetën. 

Administrata e presidentit Joe Biden ka siguruar të prekurit se do të marrin ndihmën e nevojshme nga autoritetet. Megjithatë, pavarësisht zotimit shumë prej tyre kanë humbur shpresat.

Aaron Smith, gruaja e tij dhe dy djemtë e mitur kanë mbetur të pastrehë si pasojë e uraganit Helene.

Nga sendet e shtëpisë së tyre ka shpëtuar vetëm një valixhe.

“Unë kam jetuar në Lindjen e Mesme shumë vite dhe kjo është më e keqe se çdo luftë në të cilën kam qenë. Është e tmerrshme. Nuk ka rrugë, nuk ka pemë. Nuk ka mbetur asgjë.”

Më shumë se 1.4 milionë shtëpi dhe biznese kanë mbetur pa energji elektrike. Karolina e Jugut mbetet shteti me më shumë banorë në errësirë. Në fillim të javës Donald Trump vizitoi Xhorxhian dhe akuzoi zyrtarët e shtetit se nuk i kanë ndihmuar qëllimisht banorët në zona ku ka përqindje të lartë republikanësh.

Klan News