Në Lezhë ka nisur ndërhyrja për shkatërrimin e gurëve në malin e Torovicës. Ata ishin kthyer prej vitesh në rrezik për banorët e zonës, ndaj autoritetet po punojnë për të rritur sigurinë në këtë aks. Fillimisht po merren masat në terren e më pas do të bëhet shpërthimi i komanduar i gurëve nga forcat xheniere.
Operacioni po mbështetet edhe nga emergjencat civile të Lezhës dhe bashkia e këtij qyteti. Banorët thonë se po merr zgjidhje një situatë që prej vitesh ka qenë problem.
Shkëmbinjtë janë kthyer shpesh në rrezik për banorët. Në vitin 2017 këtu ndodhi një tragjedi, pasi një masiv shkëmbor goditi një automjet ku udhëtonin 3 persona. Për pasojë, dy vëllezër dhe bashkëshortja e njërit prej tyre, e cila ishte shtatzënë, humbën jetën.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 