Iria Preza: Të sëmurët kronikë në dispozicion dy vaksina, astrazeneca dhe coronavac

Deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid 13% e popullsisë. Ndërkohë që 21 mijë prej tyre i kanë marrë të dyja dozat duke krijuar imunitet të plotë.

Në vendin tonë kanë ardhur 703,550 vaksina. Sipas specialistes së programit kombëtar të vaksinimit, Iria Preza edhe pse në vendin tonë nuk mund të zgjidhet vaksina anti Covid që do të injektohet, në qendrat shëndetësore të sëmurët kronikë kanë në dispozicion dy vaksina Coronavac dhe AstraZeneca.

“Deri më tani janë 373 mijë vaksinime, por të dhënat përditësohen, mbi 288 janë të moshuar. Ndërsa sa i përket dozave të Pfizer, veç se për ata persona që kanë për të marrë dozën e dytë po përdoret dhe për disa kategori të veçanta.”

Specialistja e vaksinimit ka bërë të ditur se deri më tani nuk raportohet për efekte anësore ndryshe nga ato që janë të parashikuara nga kompanitë e prodhimit të vaksinave.

“Për çdo efekt të lajmërojnë mjekun e familjes”.

Vaksinimi anti-Covid në vend ka nisur më 11 Janar, me bluzat  e bardha, më pas nisi te mësuesit, të moshuarit, efektivët e policisë, punonjësit e medias, të sëmurët kronikë dhe së fundmi është shtrirë te punonjësit në sektorin e turizmit dhe ata të transportit publik.

Klan News