Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e cila do të zhvillohet më 14 nëntor në një prej hoteleve në Gjirin e Lalzit.
Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi i Fierit, Veliaj i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë.
Veliaj thekson se masa “arrest në burg” nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike që gëzon, ndaj ai i rreshton disa kërkesa Klosit.
Veliaj i kërkon gjithashtu SPAK-ut shqyrtimin urgjent të kërkesës dhe të argumentojë refuzimin, në rast se ajo nuk do të pranohet.
Në shkresë, kryebashkiaku nënvizon se nuk kërkon ndryshimin apo pezullimin e masës së sigurisë, por vetëm garantimin e ushtrimit të të drejtave të tij politike, duke respektuar kufizimet ligjore të paraburgimit.
/tvklan.al












Botërori 2026 