Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar për intensifikim të aktiviteteve diplomatike dhe të luftës hibride pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke vlerësuar se mund të ketë përpjekje për ndikim në stabilitetin e brendshëm të Kosovës dhe nxitje të përçarjeve ndëretnike.
Eksperti i sigurisë Drizan Shala ka veçuar si një prej rreziqeve nxitjen e përçarjeve ndëretnike.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka paralajmëruar se Serbia mund të përdorë propagandën dhe lajmet e rreme si pjesë të luftës hibride.
Ibishi ka kërkuar që institucionet të jenë më të koordinuara.
Në Kosovë vijojnë diskutimet se si të përballohet sfida e radhës juridike për ish-krerët e UÇK-së gjatë apelimit të vendimit të Hagës, që u dha atyre në total 81 vite burg.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 