Tregjet e naftës reaguan menjëherë pozitivisht ndaj vendimit për të pezulluar përkohësisht sulmet ndaj Iranit, duke i dhënë përparësi rrugës diplomatike. Ky lajm solli një rënie të rrufeshme të çmimeve në bursat ndërkombëtare, të cilat ishin përfshirë nga një pasiguri ekstreme gjatë javëve të fundit të konfliktit.

Në bursën e Londrës, çmimi i naftës së papërpunuar ra me gati 10%, duke zbritur në rreth 101 dollarë për fuçi për kontratat e majit, nga 114 dollarë që ishte pak orë më parë. Edhe në bursën e Teksasit, çmimi i naftës së papërpunuar ra me rreth 9%, duke u stabilizuar në gati 90 dollarë. Megjithatë, vlera e tregtimit mbetet ende 30% më e lartë se niveli i para-luftës.

Ekspertët ndërkombëtarë thonë e armdhmja mbetet e paqartë, pavarësisht kësaj rënieie të ndikuar nga deklaratat e fundit të presidentit amerikan. Tensionet në Ngushticën e Hormuzit janë ende të larta përderisa nuk ka një marrëveshje që garanton ekportin e sigurtë të naftës së prodhuar në vendet e Gjirit Persik. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se edhe nëse konflikti përfundon tani, tregjet e naftës do të duan kohë të stabilizohen deri kur të rindërtohet infrastruktura e dëmtuar e vendeve prodhuese nga sulmet iraniane.

Tv Klan

/tvklan.al