Elbasani siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Verdheblutë triumfuan 3-1 ndaj Partizanit në ndeshjen e kthimit, pas  120 minutave lojë.

Sfida e parë u fitua 1-0 nga Partizani, ndërsa në të kthimit, Elbasani fitoi 2-1 në kohën e rregullt.

Ndeshja u vendos nga shtesat, aty ku një penallti në sekondat e fundit vulosi gjithçka. Elbasani fitoi 11 metërsh mes protestave të mëdha të vendasve që nuk ishin dakord.

Nga pika e bardhë, Ze Gomes u tregua i saktë, për rezultatin 3-1, që i dha kualifikimin Elbasanit.

/tvklan.al