Venezuela ka njoftuar ekstradimin drejt Shteteve të Bashkuara të Alex Saab, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Nicolás Maduro-s, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në strukturat e pushtetit venezuelan.

“Venezuela njofton ekstradimin e shtetasit me kombësi kolumbiane Alex Naim Saab Moran, të kryer më 16 maj 2026. Masa e ekstradimit është marrë duke marrë parasysh faktin se ky shtetas kolumbian është i përfshirë në disa vepra penale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç është tashmë e njohur dhe e raportuar gjerësisht nga mediat,” thuhet në deklaratën e autoritetit të emigracionit venezuelan (SAIME).

Ndërkohë, sipas raportimeve të gazetës kolumbiane “El Tiempo”, biznesmeni kolumbiano-venezuelian është marrë nga burgu El Helicoide në Karakas dhe më pas është transferuar drejt jugut të Floridës në Shtetet e Bashkuara.

Disa vëzhgues ndërkombëtarë e lidhin këtë zhvillim me hetimet dhe proceset gjyqësore që përfshijnë rrethin e ngushtë të Nicolás Maduro-s dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilat po ndiqen nga drejtësia amerikane. Sipas tyre, dëshmia e mundshme e Alex Saab-it mund të ketë rëndësi të madhe në zbardhjen e rrjeteve financiare dhe operative të lidhura me pushtetin “chavista”.

Po ashtu, ekstradimi i tij shihet si një zhvillim me peshë në hetimet ndërkombëtare ndaj figurave kryesore të ish-diktatorit venezuelian dhe rrethit të tyre të afërt.

/tvklan.al