Edhe pse jemi në mesin e muajt shtator plazhi i Durrësit është duke njohur një verë të dytë, ku qindra pushues kanë vërshuar drejt bregdetit të Adriatikut për të kaluar këtë fundjavë. Temperaturat e larta si dhe çmimet e ulëta të shërbimeve kanë influencuar ndjeshëm në frekuentimin e kësaj zone turistike.
Bizneset kanë ulur me 50% të gjitha çmimet që nisin nga shërbimet nëpër hotele dhe ushqimi. Pushues të shumtë shprehen se janë të kënaqur me kushtet si dhe klimën që të ofron bregdeti durrsak.
“Shumë më pastër, shuam më mirë edhe çmimet janë më të mira.”
“Çmimet ma për kshtu, shumë bukur ishin si te na, pak për banesat, po për sezon edhe këto s’ishin bash mirë.”
“Është shumë mirë, çmimet janë në krahasim që është vend turistik edhe janë shumë shuam të mira.”
“Çmimet janë shuam të pranime, fare s’ndryshon as në pjesë të tjera të Shqipërisë.”
Sezoni turistik veror për këtë vit është konsideruar i suksesshëm në qytetin e Durrësit. Një impakt të rëndësishëm në shtimin e numrit të turistëve luajti edhe autostrada Durrës- Morinë. Plazhet më të frekuentuara kanë qenë ai i Golemit, Currilave, Kallmit, Porto Romano dhe sektori Rinia./tvklan.al












Botërori 2026 