Një lojë e hollë mes fustaneve që derdhen pas trupit, pantallonave të gjera fluide që mbulojnë takat dhe çantave gjigante që mbahen me elegancë nën krah.
I tillë është koleksioni plot finesë që shpalosi vizionin bashkëkohor të Victoria Beckhamit, në Javën e Modës në Paris për periudhën Pranverë-Verë 2027.
Në ambientin historik të Conciergerie, nën dritën magjepsëse të qirinjve, modelet sfiluan me fustane-pallto elegante, funde asimetrike dhe këmisha me prerje precize në ngjyra neutrale.
Spektakli shënoi një moment triumfi për shtëpinë e saj të modës, e cila regjistroi për herë të parë një fitim prej 8.5 milionë eurosh, me një rritje të të ardhurave prej 15%, që kapën vlerën e 129.8 milionë paundëve.
Në rreshtin e parë spikati mbështetja e familjes Beckham, me Davidin, fëmijët Romeo, Cruz dhe Harper, si dhe mikeshën e tyre Eva Longoria.
I vetmi që ra në sy me mungesën e tij ishte djali i madh, Brooklyn, i cili u pa në Paris në sfilata të tjera bashkë me bashkëshorten e tij Nicola Peltz, mes përçarjeve familjare që kanë marrë vëmendje mediatike.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
