10 nëntor 2026- Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar së bashku me bashkëshorten e tij Linda Rama gjatë qëndrimit të Paris, kanë marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në ‘Pallatin Presidencial Élysée’.
Zyra e shtypit në kryeministri ka shpërndarë pamje nga ky moment special i kreut te qeverisë në Paris.
Më herët, Rama gjatë një bashkëbisedimi në Forumin e Paqes në Paris theksoi se Shqipëria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe më pas anëtarësimin.
“Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t’i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, tha ai.
/tvklan.al












Botërori 2026 