Policia e Shkodrës ka mundur të zbardhë plagosjen e 23-vjeçarit Hermes Beqiri, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19:20 në lagjen “Gurrile” pranë ish-Zooteknikës.

Në njoftimin e saj, policia bën me dije se ka arrestua dy adoleshentë si autorë të dyshuar të tentativës për vrasje, dhe një person të tretë për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit janë E. H. 17 vjeç, banues në fshatin Golem, i dënuar me parë për vjedhje dhe D. H. 17 vjeç, banues në lagjen “Guerrile“ Shkodër. Ndërsa i arrestuari i tretë për moskallëzim krimi është Bekim Turishta 21 vjeç.

Bashkë me autorët, policia ka mundur të gjejë armën e krimit, një automatik model 56, me krëhër dhe me fishekë, si dhe motorçikleta me të cilën autorët u larguan nga vendi i ngjarjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pasojë e një konflikti të çastit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ndaj shtetasve E. H. dhe D. H për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/tvklan.al