Kupa e Botës ka dhuruar shfaqjet e para në tribuna, që i ngjante më shumë një ceremonie Oscari. Çdo tifoz ka paraqitur “nominimin” e tij për çmimin e spektaklit. Këtë herë, norvegjezët duket se kanë marrë vendin kryesor të skenës.

Tifozët norvegjezë u shfaqën në ndeshjen ndaj Irakut si favoritë të padiskutueshëm për “koreografinë më të mirë” të turneut.

Arsyeja ishte një shfaqje e jashtëzakonshme në tribuna: “Viking Row”, vala njerëzore e vikingëve, një nga koreografitë më mbresëlënëse të parë ndonjëherë në një Kupë Bote.

Mijëra tifozë u bashkuan në një lëvizje të sinkronizuar, duke imituar vozitësit e lashtë vikingë.

Ulur ose në këmbë në sektorët e stadiumit, ata lëviznin krahët para dhe mbrapa, duke krijuar pamjen e një anijeje gjigante që çante detin.

Me thirrjet ritmike të njëkohshme, stadiumi u shndërrua në një anije tradicionale të vikingëve.

Një fitues i madh deri më tani është padyshim Vozinhas. Portieri shkëlqeu në fushë në barazimin pa gola ndaj Spanjës dhe impakti ishte i jashtëzakonshëm.

40-vjeçari fitoi miliona ndjekës në rrjetet sociale, me futbollistin e Kepit të Gjelbërt që nga rreth 56 mijë followers në Instagram tashmë numëron mbi 13.2 milionë.

Klan News

/tvklan.al