Në kuadër të aktiviteteve të organizuar më rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Presidentja e Fondacioni “Nënë Tereza”, Liri Berisha, zhvilloi një vizitë tre ditore në Uashington.
Znj. Berisha së bashku me shumë kongresmenë amerikanë, ambasadorë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile, ishte e pranishme ne ceremoninë e hapjes së ekspozitës kushtuar veprës së humanitares më të madhe shqiptare.
Liri Berisha: “Sot na ka bashkuar këtu një nga figurat më të dashura, më të ndritura të kombit tonë, simboli i paqes në botë Gonxhe Bojaxhi. Shtysë për të hapur këtë ekspozitë sigurisht në radhë të parë ishte krenaria jonë për këtë figurë që gjithë bota e nderon. Me veprën saj ajo nuk i shërbeu vetëm të varfërve, por krijoi dhe ura bashkëpunimi dhe komunikimi nëpërmjet vendeve dhe popujve të ndryshëm dhe sot Nënë Tereza është këtu midis nesh, e nderuar, në një vend siç janë SHBA, miku më i madh i shqiptarëve”.
Një takim tepër i veçantë e miqësor Liri Berisha zhvilloi dhe me zonjën e Parë të SHBA-s Michel Obama, e cila rikonfirmoi respektin për popullin shqiptar.
Një tjetër takim ishte ai me Ambasadoren për SHBA-në, për çështjet globale të grave, Melani Varver, e cila e përgëzoi znj.Berisha për punën e bërë nga fondacioni i drejtuar prej saj, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.
Në departamentin e muzeologjisë të universitetit të njohur George Uashington, znj.Berisha mbajti një fjalim ku prezantoi idenë dhe projektin për ngritjen e memorialit të Nënë Terezës në Tiranë, një iniciativë pritur me entuziazëm nga studiuesit amerikanë. Në shenjë nderimi për Uashingtonin znj.Berisha mbolli një pemë, një nga parqet më të bukura të qytetit.
Vizita e znj.Berisha në Uashington rikonfirmon kështu edhe një herë mbështetjen e fuqishme për Fondacionin “Nënë Tereza”, e duke siguruar të tjera bashkëpunime në të ardhmen./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 