Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Partizanit në “Air Albania”, në duelin e javës së 12-të në Superiore.
Në kryeqytet ishte një ndeshje e luftuar, por në fund festa shkoi për shkodranët.
Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa Partizanit iu anulua një gol i shënuar nga Sidibe për prekje me dorë të topit gjatë aksionit.
Në fraksionin e dytë, Vllaznia u shfaq më kërkuese. Sfida u zhbllokua në minutën e 57-të, pas një penalltie të shënuar nga Bekim Balaj.
Shkodranët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 76-të, pasi Emanuel u ndëshkua me të kuq.
Megjithatë, edhe pse në superioritet numerik, Partizani nuk ia doli dot të barazojë shifrat.
Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në vendin e gjashtë me 15 pikë.
Partizani mbetet i fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.
/tvklan.al












Botërori 2026 
