Vllaznia-Partizani është ndeshja finale për titullin kampion të edicionit 2024/2025 në kampionatin e futbollit të vajzave.
Të Mërkurën u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të kësaj faze në kategorinë e vajzave.
Vllaznia mposhti Apoloninë me rezultatin e ngushtë 3-2 në “Loro Boriçi” dhe siguroi finalen e madhe.
Në përballjen tjetër gjysmëfinale, Partizani triumfoi sërish ndaj Gramshit, duke e mundur 1-0 në stadiumin e Vorës dhe duke merituar një vend në finalen për titull.
Ndeshja finale do të luhet më 18 Maj, teksa Departamenti i Garave në FSHF do të bëjë me dije së shpejti stadiumin se ku do të luhet ky takim.
Ekipi kampion i Superiores për vajza do të përfaqësojë Shqipërinë në raundin para-eliminator të UEFA Champions League, ndërsa skuadra e renditur në vendin e dytë do të marrë pjesë në raundin para-eliminator të UEFA Women’s Europa Cup.
/tvklan.al