Plazhet, hotelet dhe zonat turistike të Vlorës mbeten edhe këtë vit të preferuarat për pushues vendas dhe të huaj. Vizitorët që vijnë nga jashtë vlerësojnë mikpritjen, natyrën dhe kulinarinë shqiptare.
“Është hera ime e parë këtu, Moti shumë i mirë, po na shijon shumë, vajza jonë ka qenë këtu një vit më parë, ju shqiptarët jeni miqësor po kështu jemi dhe ne, do t’ju themi miqve tanë që të duhet të vizitoni Shqipërinë”, tha një çift nga Polonia.
“Është hera e dytë që jemi këtu. Është shumë shumë bukur, ushqimi për shembull qoftet dhe peshku më kanë pëlqyer shumë dhe njerëzit këtu janë shumë të dashur”, tha një turiste nga Çekia.
“Mendoj se ndër qytetet që kemi vizituar këtu Vlora mbetet më e bukura, nuk kemi pasur mundësi të takojmë shumë njerëz, por ata që kemi takuar janë sjell shumë mirë, plazhi është perfekt”, tha një turiste tjetër nga Çekia.
Edhe vizitorët vendas shprehen të kënaqur me kushtet.
Edhe pse jemi ende në qershor, fundjavat në Vlorë po i ngjasojnë kulmit të sezonit turistik.
/tvklan.al












Botërori 2026 