Vonesat në procesin e rindërtimit në Kombinat kanë sjellë angazhim më të madh të qeverisë për të përshpejtuar procedurat, duke përfshirë edhe Ministrinë e Brendshme, e cila tashmë me ndryshimet e reja ka të integruar edhe çështjet e pushtetit vendor.
“Banorët e kanë dhe në të orën e pranisë besnike, ritmi është shumë i ngadaltë. Kanë kaluar shtatë vite, ne duhet të marrim masat, ta përmbyllim këtë proces me ritëm shumë të shpejtë”, tha Zv.Kryeministrja Albana Koçiu.
Zv.kryeministrja Koçiu bëri të ditur se deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti por qindra familje të tjera presin apartamentet e tyre.
“Rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin të marrin banesat e tyre. Rreth 150 apartamente të ndërtuara, prej të cilave 75 janë në pritje të procesit të shortit, ndërsa për një pjesë tjetër vijojnë ndërhyrjet e nevojshme për ujësjellës-kanalizimet, me qëllim përfundimin e tyre dhe kalimin në fazën e shpërndarjes”, tha Koçiu.
Kombinati është një nga zonat që ka më shumë vonesa nga rindërtimi i objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 2019, ndaj qeveria ka marrë pësipër të ndërhyjë për financim nga buxheti i qeverisë qendrore që të shpejtohet procesi.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 