Zbatimi i Planit Sektorial në sektorin e ndërtimit ka sjellë rezultate konkrete.

Administrata Tatimore ka publikuar të dhënat e qershorit të 2026, krahasuar me qershorin 2025, ku vihet re rrija e numrit të punonëjsve të deklaruar por edhe niveli i pagave.

Sipas të dhënave të publikuara, paga bruto gjithsej në sektor është rritur me 23%, ndërsa paga bruto mbi të cilën llogariten kontributet e sigurimeve shoqërore është rritur me 20%.

Në të njëjtën periudhë, totali i kontributeve të paguara nga sektori i ndërtimit është rritur me 25%, ndërsa Tatimi mbi të Ardhurat nga Punësimi është rritur me 49%.

Rritje është regjistruar edhe në numrin e punonjësve të deklaruar.

Në qershor 2025 sektori kishte 63,041 punonjës, ndërsa në qershor 2026 numri arriti në 65,241, ose 2,200 punonjës më shumë, me një rritje prej rreth 3.5%.

Të dhënat tregojnë ndryshime të ndjeshme edhe në shpërndarjen e punonjësve sipas fashave të pagave.

Numri i punonjësve me paga 70,001–100,000 lekë është rritur me 119%, ndërsa ata në fashën 100,001–120,000 lekë janë rritur me 79%.

Për pagat mbi 120 mijë lekë, rritja është 49%. Ndërkohë, numri i punonjësve me pagë minimale ka shënuar rënie të ndjeshme me mbi 90%.

Klan News

/tvklan.al