Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u tha gazetarëve se nuk lexonte asgjë në Kodin Zgjedhor lidhur me kërkesën e Berishës që të lejohen të votojnë emigrantët me dokumente të huaja në mënyrë që KQZ–ja të ndërmerrte ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

Sipas Celibashit, Komisioni Rregullator është i pavarur nga KQZ dhe mund të bëjë dhe vlerësojë nëse ka nevojë për të bërë ndryshime në rregullat e votimit nga jashtë.

Kreu i KQZ njoftoi se më 25 Mars do të nisë prodhimi i fletëve të votimit. Më 25 Shkurt përfundon afati për regjistrimin e partive, më 7 Mars për regjistrimin e koalicioneve dhe më 12 Mars ai i paraqitjes së listave shumë emërore të kandidateve.

Më 20 Mars përfundon afati i plotësimit të dokumentacionit të kandidatëve për deputetë.

Më 11 Maj, sipas Celibashit, janë 114,780 votues që do të votojnë për herë të parë.

Klan News