12 mars 2026 – Ka një reagim edhe nga Komisionit Europian pas mbajtjes së seancës në Kuvend, ku u rrëzua me 82 vota kundër kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Duke theksuar rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, thotë se sigurimi i një mjedisi të favorshëm që Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor.
“BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.”
Kjo e enjte shënoi një ditë vendimtare sa i takon çështjes të diskutuar prej muajsh të Ballukut, e cila tanimë nuk ushtron më asnjë funksion në ekzekutiv.
Kuvendi nuk u autorizua masën shtrënguese ndaj saj, “arrest me burg” ose “arrest në shtëpi”. PS e PD ishin të ndara në qëndrimet e tyre. Zyrtarisht, socialistët e refuzuan sërish kërkesën e Prokurorisë, ndërsa PD lexoi relacion e saj, pro!
Ndërkohë, kanë pasur një qëndrim të tyrin edhe tre ambasada në vend. Kryeministri Edi Rama, duke përshëndetur gjithçka kanë sugjeruar Ambasada britanike apo ajo gjermane, ka rreshtuar disa pika argumenti se pse mazhoranca nuk e dha votën e saj për një masë ekstreme ndaj deputetes.












Botërori 2026 
