44-vjeçari, Artan Murtaj u qëllua nga dy armë të ndryshme, njëra prej të cilave me silenciator.
Burime nga grupi hetimit i thanë TV Klan se në drejtim të Murtaj u qëllua 16 herë, por vetëm 7 plumba e kanë kapur atë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pamjet e kamerave te sigurisë kanë fiksuar autorin që qëllon me 2 arme të ndryshme.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në zonën e njohur si ish agjencia në qytetin e Sarandës, ku krahas viktimës u plagos dhe një 73-vjeçar.
Dy autorët që mësohet të kenë qenë të maskuar, lëviznin me një motor me targa greke, teksa dyshimet janë se ata kanë qenë në ruajte të viktimës.
Ndonëse e gjithë zona ku është regjistruar ngjarja është e monitoruar me kamera sigurie, hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë gjurmë të vrasësve të cilët mësohet se janë treguar shumë të kujdesshëm.
Për zbulimin e tyre policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.
Deri në këtë fazë ngjarja dyshohet të ketë si prapavijë një përplasje mes grupeve kriminale të qytetit të Sarandës.
Mbi këto dyshime, policia ka zhvilluar disa kontrolle gjatë mbrëmjes së të dielës në qytetin e Sarandës, Delvinës si dhe në Tiranë ku janë verifikuar disa persona të dyshuar.
/tvklan.al












Botërori 2026 