Gjendet i djegur automjeti i përdorur nga autorët e vrasjes së Saimir Jakut, mëngjesin e së premtes, në qendër të Rrëshenit.

Burime nga policia thanë se autorët që eliminuan ish-kreun e OSHEE-sw, i kishin vënë flakën automjetit në malësinë e Kurbinit në afërsi të fshatit Vinjoll. Të njëjtat burime thanë se automjeti tip “Mercedes Benz” rezulton i vjedhur pak kohë më parë.

JAKU OK

Dy personat që morën pjesë në atentat e kanë djegur makinën duke humbur më pas çdo gjurmë. Ekspertët kanë këqyrur atë çfarë ka mbetur nga makina, por deri tani nuk kanë arritur asnjë element të vlefshëm për zbardhjen e krimit.

Nga mënyra se si është kryer atentati grupi hetimor dyshon që kemi të bëjmë me vrasës me pagesë , megjithatë kjo pritet të konfirmohet gjatë hetimit.

Mënyra se si ata janë larguar nga qyteti i Rrëshenit dhe më pas djegia e makinës dhe braktisja e saj në këtë pjesë malore bën hetuesit të dyshojnë se ata janë njohës të mirë të zonës.

Për këtë ngjarje sqarohet se në komisariatin e Rrëshenit dhe drejtorinë e policisë Lezhë janë shoqëruar 20 persona.

Por ende nuk ka asnjë të arrestuar apo ndaluar për krimin. 33-vjecari Saimir Jaku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi nga dy persona me maska në qendër të Rreshenit, në një lokal vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë.

Janë ngritur disa pista hetimi dhe po verifikohen të gjitha konfliktet e mundshme të viktimës në Shqipëri dhe Itali ku ai ka jetuar disa vite./TV KLAN