Ky është momenti kur 23-vjeçari, Kristjan Sterjo largohet duke vrapuar me armën kallashnikov në dorë pasi ka vrarë 20-vjeçarin, Johan Zuko, pasditen e 8 gushtit në qytetin e Korçës.
Foto është shkëputur nga pamjet e kamerave të sigurisë, përmes të cilave hetuesit zbardhën vrasjen e të riut, në afërsi të banesës.
Po ashtu këto pamje ndihmuan policinë për të lokalizuar autorin, i cili u arrestua rreth 6 orë pas krimit të rëndë.
23-vjeçarit iu gjet dhe arma tip kallashnikov që kreu vrasjen.
Këtë të mërkurë i riu doli para gjykatës së Korçës, e cila e la në burg, ndonëse para togave të zeza shprehu pendesë duke thënë se nuk ka patur qëllim ta vriste Johan Zukon.
Autori dhe viktima kishin disa zënka kohët e fundit, por konflikti tyre përshkallëzoi ditën e krimit ku fillimish u përplasën fizikisht e më pas Sterjo e qelloi me armë.
Sipas 23-vjeçarit, kulmi i konfliktit mes tyre kishte arritur për shkak të dyshimeve që ai kishte se viktima, Johan Zuko i ngacmonte të dashurën.
/tvklan.al












Botërori 2026 