12 gusht 2026- Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për K.S, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri, pas një konflikti, 20-vjeçarin Johan Zuko.

Seanca u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, jashtë ambienteve të Gjykatës. Prokuroria ka paraqitur para Gjykatës provat dhe dëshmitë që sipas saj, implikojnë 20-vjeçarin në vrasje.

Dinamika e ngjarjes dhe veprimet e K.S e kanë bindur Prokurorinë se ai e ka përgatitur dhe kryer vrasjen me paramendim.

Për shkak të rrezikshmërisë së autorit dhe veprës penale, e cila parashikon dënim deri në 25 vite burg, Prokuroria kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, kërkesë që u pranua nga Gjykata e Korçës.

Gjatë seancës,autori iu dyshuar ka qëndruar i qetë, ndërsa në përfundim të saj ka shprehur pendesë për krimin.

Autori i dyshuar akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”.

/tvklan.al