Policia ka arritur të identifikojë autorin e vrasjes së ndodhur dje në mbrëmje në qytetin e Laçit. Sipas njoftimit të policisë, autori i vrasjes së Ilir Likës është Emiljan Suti, i cili njihet edhe me emrin Artur Suti. Ai është shpallur në kërkim policor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 të ditës së djeshme, ku Ilir Lika, alias Gjini, është qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë. 40-vjeçari ka parkuar makinën disa metra larg banesës, duke ecur në këmbë, dhe më pas është qëlluar të paktën me 7 plumba, njëri prej të cilëve e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.
Mësohet se Ilir Lika kishte edhe tre mbiemra të tjerë, Gjini, Kokaj dhe Nure, çka ka ngritur dyshime për autoritetet për të hetuar lidhjen e tij me ndonjë të shkuar kriminale.
Nga verifikimet rezultoi se viktima ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 