I afërmi i viktimës: Policia e bashkia kanë qenë në dijeni
Kjo pusetë që ndodhet në një nga lagjet e zonës së Laknasit në Kamëz, u bë shkak për konfliktin mes 3 fqinjëve, ku Maliq Marku ekzekutoi me armë zjarri fqinjin e tij Sh.H. dhe plagosi të riun 22-vjeçar, Besim Keça. Autori pretendonte të kalonte ujërat e zeza në këtë pusetë që u kundërshtua nga viktima dhe i plagosuri me pretendimin se është bërë nga investim privat.
Banorët e lagjes, ishin detyruar të hapnin pusetën për derdhjen e ujërave të zeza, pasi ajo ekzistuese ndodhej në oborrin e shtëpisë së Maliq Markut, i cili nuk pranonte të futeshin kanalizimet e finjqve.
Të detyruar ata kishin mbledhur 300 mijë Lekë të reja për të hapur një pusetë tjetër. Pas rikthimit nga Anglia, autori i vrasjes kishte shkuar tek Ujësjellës Kanalizime Kamëz për të kërkuar lidhjen e shtëpisë së tij me pusetën e përbashkët.
Punonjësit e institucionit vendosën këto piketa për të bërë punime në ditët në vijim.
Matjet e kryera nga punonjësit e shtetit, nxitën revoltën Sh.H. dhe Besim Keça, të cilët u nisën për të shkuar tek Ujësjellës Kanalizime për tu ankuar. Mirëpo në krye të rrugicës, u takuan me Maliq Markun të cilit i kërkuan llogari, duke i shprehur kundërshtinë për të përdorur pusetën që u hap me paratë e tyre.
Në këtë moment nisi edhe konflikti verbal që agravoi deri në përdorimin e armës.
I gjithë debati, u dëgjua nga një grua, e cila pas të shtënave u largua menjëherë tek të afërmit e saj.
“Kur e vrau, iku ai. Sa rrëzoi atë unë dola atje se kisha frikë. E kishim frikë gjithmonë se ishte njeri problematik.”
Ndonëse nuk kishte përfunduar në dyert e policisë, konflikti në këtë zonë ekzistonte prej disa vitesh. Djali i dajës së viktimës tregon për dinamikën e ngjarjes dhe si u arrit në përdorimin e armës.
“Ka qenë vetëm për ujërat e zeza. Autori i masakrës nuk i ka lejuar pusetën. Ajo ka qenë një pusetë e përgjithshme. Ka dal ka vendos etiketat aty, i ka thënë unë do ta heq se nuk bën. I ak thën ai komshiu që është në spital, ‘nuk bëhet fjalë’.”
Pas arrestimit Maliq Marku u mor në pyetje nga ana e oficerëve të polisë së Tiranës. Ai shprehur pendesë për vrasjen. 70-vjeçari ngriti pretendimet se viktima dhe i plagosur e kishin ofenduar dhe pasi u konfrontuan, qëlloi për vetëmbrojtje.
“Ngjarja ndodhi shumë shpejt, Sh.H. dhe Bekim Keça më ofenduan. Kemi pasur mosmarrëveshje për kanalizimet dhe unë u kërkova tyre që të sqaroja situatën. Në gjaknxehtësi e sipër mora armën dhe qëllova ndaj tyre. Qëllova për vetëmbrojtje, dhe jam penduar për veprimin tim.”
Sh.H.para se të vritej, kishte mbyllur punën pasi shërbente si shofer në linjën e urbanit, Kamëz-Tiranë. I riu që mbeti i plagosur Besim Keça, ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 