Me afrimin e sezonit veror, ekspertët ndërkombëtarë të udhëtimeve kanë treguar trendin e kësaj vere, duke pranuar se shumica e qytetarëve kërkojnë pushime ekonomike dhe sugjerime të destinacioneve ku mund të pushojnë mirë dhe lirë.

Ndaj The Washington Post në një artikull, rekomandon për lexuesit e tij pesë destinacione europiane që nuk janë prekur ende nga turizmit masiv, në mesin e të cilave renditet edhe Shqipëria.

Sipas së përditshmes amerikane, për të gjithë ata që duan të përjetojnë një atmosferë të ngjashme me atë të Kroacisë, Italisë dhe Greqisë, duhet të zgjedhin Shqipërinë ku çmimi mesatar i një dhome dyshe shkon 96 dollarë nata, dhe se një javë pushime në Shqipëri shkon rreth 2 mijë dollarë për person.

Jo pa qëllim sugjerohet Shqipëria, pasi ashtu siç thuhet në artikull, ajo është në radarin e shumë turistëve amerikanë.

Sugjerohet Shkodra për një eksperiencë të bukur historike, apo Dhërmiu për plazhet e bukura, ndërsa në një panoramë më të gjerë në shkrim thuhet se turistët do mund të gjejnë një vend me histori të pasur, me një kuzhinë të shijshme dhe plazhe të bukura.

Tv Klan