Ambasadori amerikan Eric Wendt zhvilloi në Kryesinë e Kuvendit një takim me kryetarin e Parlamentit, Niko Peleshi.
Sipas Kuvendit, kryetari Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Në këtë kuadër, kryeparlamentari theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri–SHBA.
/tvklan.al












Botërori 2026 
