Qytetarët lëvizin e festojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë

Këto pamje vijnë sërish nga jeta e natës në Wuhan në një vjetorin e shpërthimit nga këtu të pandemisë së koronavirusit që po mban të pushtuar globin. Jeta e natës është kthyer vrullshëm, me të rinjtë kinezë që kërcejnë nën ritmet e muzikës ritmike.

Ngado sheh turma të mëdha, duke shëtitur e duke ngrënë ushqim në stendat e rrugës. Asnjë njeri me maskë nuk dukej mes njerëzve që zbaviteshin, disa prej të cilëve luanin me armë lodra dhe tullumbace. Pasi kinezët provuan epideminë në Wuhan ka ardhur çlirimi dhe duket sikur kinezet po jetojnë një jetë të dytë.

Qyteti i Wuhan në provincën e Hubei të Kinës raportoi se nuk ka pasur asnjë rast të infektuar me Covid-19 që prej 10 Majit. Qyteti u izolua tërësisht prej Janarit pasi nisi pandemia e lindur në një nga tregjet e tij.

Për 11 javë banorët u mbyllën në shtëpitë e tyre dhe nuk lejoheshin të dilnin nga qyteti, teksa hyrje-daljet ishin bllokuar me postblloqe ushtarake. Festimet vijojnë ndërsa pas pak ditësh 10 shkencëtarë të OBSH-se do të udhëtojnë drejt Wuhan për të hetuar atë që ndodhi realisht në fund të 2019 në lidhje me shpërthimin e pandemisë.

Pothuajse një vit ka kaluar që kur tregu me shumicë i Huanan në Wuhan, Kinë – burimi i dyshuar i pandemisë Covid-19 – u mbyll. Autoritetet kineze tani thonë se ushqimi i ngrirë i importuar, në vend shkaktoi shpërthimin e virusit.

Pyetjet se si, ku dhe kur virusi Sars-Cov-2, i cili shkakton Covid-19, filloi të infektojë njerëzit për herë të parë janë thelbësore në përpjekjet e shkencëtarëve për të shmangur shpërthimin e një virusi të ri në të ardhmen.

Klan Plus