Refuzimi nuk e mposht Edenin, përshëndet Fifin me këngën e saj

Eden, njëri prej vogëlushëve që arriti deri në fazën e Vilave në “X Factor Kids” në Tv Klan, nuk mundi dot të vijonte garën. Fifi i tha se performanca e tij nuk ishte ajo që duhej për të shkuar më tej. Edeni nuk e fshehu trishtimin, por u largua duke e përshëndetur këngëtaren me një nga hitet e saj.
“Se marova mas teje, u tërbovaaa mas teje…”
I pyetur cili do të jetë kujtimi që ai do të mbajë mend gjithnjë, Eden tha: “Kujtimi më i bukur në X Factor ishte kur unë isha në atë skenë dhe Fifi më tha po, absolute.”
“Të kam pikë të dobët…”, Fifi s’mban lotët para vogëlushit dhe i premton diçka

Eliminimet nuk janë të bukura, por largimi i Ernestit nga faza e Vilave në “X Factor Kids” në Tv Klan ishte plot emocione. Teksa këngëtarja po i thoshte se në jetë disa dyer mbyllen dhe ai ishte i pesti në listën e saj, reagimi i tij ishte surprizues. E papërgatitur për pjekurinë e tij dhe shtuar faktin se Ernesti vjen nga Kosova, Fifi nuk i mbajti dot lotët dhe i bëri një premtim solemn.
Ernest: S’ka lidhje se kam edhe shumë dyer të tjera ku të shkoj.
Fifi: A e di që të kam pikë të dobët? Je i Prishtinës dhe…
Ernest: Uaaa, vërtet mirë është, s’ka lidhje.
Fifi: S’dua të të heq.
Ernest: Të kuptoj!
Fifi: Vërtet e ke? Kaq i qetë je? Më i qetë se unë? Ti je shumë i mirë, unë do të të bëj një këngë, prej meje vetëm pse je kaq i mirë. do të të marr numrin e telefonit dhe do të të bëj një këngë, 100% këngën. Të dua! Ishe shumë i mirë!
Fifi përzgjedh katërshen e saj, djemtë të bindur për fitoren: Të tjerët janë kot fare!

Fifi, mentorja e grupit të Djemve në “X Factor Kids” në Tv Klan ka tashmë katërshen e saj. Në fazën e Vilave, këngëtarja testoi sërish konkurrentët për të zgjedhur më të mirët që shkojnë në netët ‘live’.
Marin, Fjord, Alex dhe Marlon ia dolën të bindnin Fifin se ata do të jenë të gatshëm për të pushtuar skenën.
“Ne të katër jemi shkëlqyeshëm dhe patjetër që do e fitojmë këtë X Factor. Këta të tjerët janë kot fare!”, tha Fjordi me vetëbesim.
Letisia nuk kalon, por fiton ‘trofeun’ e paçmuar nga Pirro Çako!

Letisia nuk ia doli që të arrinte deri në netët live në “X Factor Kids” në Tv Klan. Performanca e saj nuk e bindi mentorin e grupit Junior, Pirro Çakon, i cili vlerësoi me imtësi çdo gabim për të gjykuar sa më drejt. Edhe pse iu desh ta largonte Letisian, artisti pati dy fjalë të ngrohta për të.
“Unë do të jem gjithmonë afër teje, sa herë që ti do të kesh nevojë për një kompeticion që do të marrësh pjesë, do të trokasësh tek unë dhe unë do të të bëj këngën që ti të këndosh me një muzikë të Pirro Çakos.”
Nuk mundi ta linte pas, Pirro Çako thyen rregullin për konkurrenten!

Kategoria Junior e udhëhequr nga Pirro Çako në “X Factor Kids” në Tv Klan nuk ka katër, por pesë konkurrentë! I bindur nga performanca e Jaseminit, mentori vendosi që t’i bënte një lutje produksionit për të lejuar pesë konkurrentë në grupin e tij.
“Unë nuk kam një vend për ty, por unë kam aq fuqi sa ta bëj një vend për ty. T’i bëj një lutje produksionit dhe unë e di që produksioni që më ka marrë mua, i beson fjalës sime dhe jam shumë i sigurt që produksioni do të bëjë një përjashtim dhe ti do të bësh pjesë në grupin tim. Ti je një talent i rrallë dhe bashkë do të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme!”, i tha ai Jaseminit.
I bindur te aftësitë e secilit prej tyre, Çako vendosi që pesë konkurrentët e tij të ishin: Eden, Klea, David, Nikol dhe Jasemin që do të vazhdojnë garën në netët live.
“Ti apo vëllai në garë?” Pirro Çako vë në vështirësi Davidin

Pasi përfundoi performancën e tij te Vilat e “X Factor Kids” në Tv Klan, Davidi u gjend para një pyetjeje pikante të Pirro Çakos. Davidi konkurron bashkë me vëllain dhe këngëtari e vendosi para një zgjedhjeje të vështirë se cili prej tyre duhet të vazhdonte. Përgjigjja e konkurrentit ishte plot sinqeritet dhe prej vëllait të madh.
Pirro Çako: Në qoftë se do të të thoja që o ti, o vëllai yt skualifikoheni, njëri nga ju të dy, çfarë do të kishe zgjedhur?
David: Do të kisha zgjedhur që ai të vazhdonte garën dhe unë do të eliminohesha.
Pirro Çako: Je i sinqertë për këtë?
David: Po, po!
Pirro Çako: Më pëlqen!
David: Pse jo, të vazhdojë garën ai. Ai është më i vogël se unë.
Pirro Çako: Ti ke moshën tani që duhet të shpërthesh, ai ka kohë, është i vogël, kështu që nuk është aq e drejtë ajo që thua.
Megjithatë, Davidi ia doli që me performancën e tij të kualifikohej për në netët live.
Bojken Lako krijon skuadrën e Vajzave, momenti surprizues për Amal
Kategoria e Vajzave ishte edhe ajo që solli më shumë konkurrente në fazën e Vilave të “X Factor Kids” në Tv Klan. 12 konkurrente luftuan fort për një vend në katërshen e Bojken Lakos për të vijuar të këndojnë në netët live.
Edhe pse vendimi nuk ishte aspak i lehtë, këngëtari bëri çmos që secila të merrte vlerësimin e duhur dhe gara do të vazhdojë për Reanën, Rose, Arian dhe Kejsin.
Por një surprizë erdhi edhe për Amal. E parë nga Bojkeni si një konkurrente që s’mund të mbetej jashtë listës, ai ndërhyri te produksioni për të lëshuar pak pe duke rezultuar një ditë me fat për Amal. Momenti më i bukur ishte kur edhe vajzat e skualifikuara pritën shoqet e tyre për t’i përshëndetur dhe uruar për suksesin.
Oriola Marashi në krye të kategorisë “Kids”, cilët konkurrentë përzgjodhi mentorja?

Në fazën vendimtare të Vilave të “X Factor Kids” në Tv Klan, Oriola Marashit iu desh të përcaktonte talentet e rinj që do të konkurrojnë në netët live. Mentorja përzgjodhi katër konkurrentë për kategorinë “Kids”: Ersa, Evelin, Enia dhe Aria.
Me premtimin ndaj Oriolës për fitore, vogëlushet janë gati për të vijuar garën e fortë të talenteve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
