Argjentinë-Zvicër, shtesat
Mbyllet sfida.
121’- GOOOOOL ARGJENTINA 3-1! Kundërsulm vrastar nga argjentinasit, Almada ndalet nga portieri Kobel dhe në vazhdim shënon Lautaro.
113’- GOOOOOL ARGJENTINA 2-1! Julian Alvarez i avantazhin kampionëve në fuqi me një supergol nga jashtë zone. Një nga golat më të bukur të Botërorit afron Argjentinën me kualifikimin.
112’- Argjentina vazhdon sulmet e pandalshme. Messi lëshon një gjuajtje të bukur, por gjen reagimin e shkëlqyer të Kobel.
105′- Starton pjesa e dytë e shtesave.
Mbyllet pjesa e parë.
96’– Zëvendësim te Zvicra. Jashari merr vendin e Zakarias.
95’- Pranë golit Almada, gjuajtja e të cilit përplaset në rrjetën e jashtme.
90‘- Nisin minutat shtesë.
Argjentinë-Zvicër, pjesa e dytë
Mbyllet koha e rregullt. Ndeshja shkon në shtesa.
90+8’- Pritje vendimtare nga Kobel që i mohon golin e sigurt Lautaro Martinez.
90+2’- Iluzione goli tek Argjentina. Një gjuajtje e Messit me të djathtën shkon ngjitur me shtyllën.
Akordohen 9 minuta shtesë.
89’- Nuk i besojnë syve tek Argjentina. Mac Allister, 5 metra nga porta gjuan jashtë me kokë.
85’- Lionel Messi shpërdoron një mundësi të artë. Sulmuesi shfaqet i vetëm me portierin dhe provon me parabël, por Kobel e kupton dhe ndal topin.
73’– Shpërthejnë polemikat. Embolo ndëshkohet me karton të kuq për një simulim në mesfushë. Arbitri thërritet në VAR dhe ndëshkon sulmuesin me kartonin e dytë të verdhë.
67’- GOOOOOL ZVICRA 1-1! Festë e madhe te helvetët, që barazojnë shifrat me Ndoye. Sulmuesi shfrytëzon një asist të Rodriguez dhe nuk gabon, duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
66’- Granit Xhaka provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Emiliano Martinez bën pritje të bukur.
65’- Rasti më i mirë për Zvicrën. Rodriguez kroson në zonë, aty ku Ndoye provo me kokë, por gjen reagimin e shkëlqyer të portierit Martinez.
60’- Tentativë e Embolo me kokë, por pret Martinez pa shumë vështirësi.
50’- E pabesueshme çfarë humb Ndoye. Përballë portës vonohet dhe gjuajtja ndalez nga Maetinez. Akordohet pozicion jashtë loje.
49’- Molina shpërdoron një mundësi të mirë, pas asistit të Messit.
45‘- Starton pjesa e dytë.









Argjentinë-Zvicër, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
Akordohen 4 minuta shtesë.
44’- Momente tensioni në mesfushë për një ndërhyrje të Embolo, që ndëshkohet me karton të verdhë.
40’- De Paul rrëmben një top në mesfushë, pason te Messi, i cili tenton pasimin për Alvarez, por e bllokon Akanji në momentin e fundit.
35’- Kontrollon lojën Zvicra që kërkon barazimin, por mungojnë rastet në portën e Argjentinës.
31’- Mundësi e artë shënimi për Zvicrën. Embolo fiton duelin e shpejtësisë dhe shfaqet i vetëm me portierin, por nuk arrin ta dërgojë në rrjetë.
19’- Reagon Zvicra. Gjuajtje e fortë e Sow nga jashtë zone që shkon në duart e portierit Emiliano Martinez.
10’- GOOOOL ARGJENTINA 1-0! Mac Allister shfrytëzon një krosim të Messit dhe me kokë e ndal topin në rrjetë.
9’– Vjen goditja e parë nga këndi. Mac Allister gjuan pas pasimit nga Messi, por devijon Elvedi.
7’- Granit Xhaka lëshon gjuajtjen e parë, por nuk ka kordinatat e duhura. Topi shkon mbi portë.
0′- Starton sfida.
FORMACIONET ZYRTARE

Argjentina: E. Martinez; Molina, Romero, Li. Martinez, Tagliafico; Paredes; De Paul, Mac Allister, Fernandez; Messi, Alvarez
Zvicra: Kobel; Zakaria, Elvedi, Akanji, Rodriguez; Freuler, Xhaka; Rieder, Sow, Ndoye; Embolo
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart













Botërori 2026 