Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Gazetarja: Çfarë keni konsultuar me Presidentin Moisiu në lidhje me çështjen e pronave?

Lefter Xhuveli: “Mendoj që kjo punë ka vend të rishikohet, në mënyrë që një ligj për të cilin u punua kaq shumë, për një kohë kaq të gjatë dhe që është dhe që është ligji më i rëndësishëm në këto 14 vitet e fundit, meriton të ketë një konsensus sa më të plotë, në mënyrë që të jetë i garantuar për t’u zbatuar nga të gjitha forcat politike. Nuk është fjala këtu vetëm nga qeveria qendrore, por dihet mirë që një pjesë, gati më shumë se 40% e komunave dhe bashkive të vendit, momentalisht drejtohen nga përfaqësues të opozitës dhe po qe se nuk do të ketë një bashkëpunim dhe mirëkuptim me ta, merret vesh se ky ligj nuk do të eci për së mbari, prandaj mendoj se duhet rishikuar, ka mundësi të riformulohet, ka mundësi që të gjendet pika e kompromisit nga të dy krahët. Por unë vura re që presidenti nuk është i ndërgjegjshëm për ta dekretuar momentalisht këtë ligj”.

Ridvan Bode: “Do ta paragjykoja të pasuksesshëm të presidentit të republikës, pasi sikurse vërehet çdo ditë në anën e mazhorancës, ka vullnete të përcaktuara qartë, që për shtresa shoqërore të cilët ata nuk i quajnë rezervate elektorale të tyre, nuk kanë për të dhënë asnjë mbështetje jo vetëm financiare, por as hapësirë ligjore dhe çdo kthim i ligjit në parlament, do të jetë përsëri preh e kartonëve të shumicës”.

Maks Begeja: “Presidenti para se sa të firmoste projektligj, do të kërkojë domosdoshmërisht konsensusin e gjithë forcave politike, por kjo nuk do të thotë, se ky konsensus duhet të jetë midis PD dhe PS, përkundrazi, ai duhet të gjejë konsensusin edhe të gjitha forcave të tjera politike, që janë të interesuara dhe mbi të gjitha duhet të gjejë në radhë të parë konsensusin e pronarëve të ligjshëm të këtyre pronave”./tvklan.al