Ata shkojnë në Botëror si kampionët e Europës dhe një prej yjëve të ekipit si Lamin Yamal premton se do të bëjnë gjithçka për të fituar. Duke folur gjatë grumbullimit, futbollisti i Spanjës kujton frikën e dëmtimit pak kohë më parë dhe çmendurinë që do të ketë ky Botëror.
“Momenti më në fund po vjen. Që kur mbaroi Europiani, të gjithë kemi menduar vetëm për Botërorin. Jemi kampionë dhe do të shkojmë në këtë kompeticion si të tillë”, tha Lamine Yamal.
Yamal pësoi një dëmtim pak kohë më parë dhe ndër të tjera tregon edhe frikën se mos kishte diçka serioze që do ta linte jashtë Botërorit.
“Po, e mbaj mend kur u dëmtova. Lutesha brenda meje që të mos ishte asgjë, që të ishte thjesht një ngërç apo diçka e tillë. Kisha frikë se mos ishte dëmtim serioz dhe mund ta humbisja Kupën e Botës”, shtoi Yamal.
E besoni dot se para katër vitesh, Lamal luante vetëm në lagje? Për të duket çmenduri që nga lagjia e tij dhe duke luajtur me shokët, tashmë do të marrë pjesë në një Kupë Bote.
“Në mendjen time është sikur kam 10 vjet që luaj futboll, por në realitet kam vetëm 3 dhe 4 vjet më parë isha duke luajtur me shokët e mi në lagje. Një fëmijë që tani do të luajë në një Botëror. Duhet të jetë diçka e çmendur, shume e çmendur”, tha Yamal.
I pyetur për tifozët, ylli i Spanjës thotë se gjithmonë ndalon tek ta për të bërë foto, sepse edhe ai kur ka qenë i vogël ka pasur idhull.
“Kur shoh tifozë të vegjël, gjithmonë ndaloj sepse e di që në mendjen e tij ai po sheh idhullin e tij. Kur isha i vogël, idhulli im ishte Nejmar dhe do të kisha vdekur për një foto me të. Do të kisha bërë gjithçka”, përfundoi Yamal.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
