Me golin spektakolar ndaj Francës, Lamine Yamal bëhet lojtari më i ri që ka shënuar në një kampionat evropian.

Për më tepër, në këtë ndeshje, ai e kaloi Pelé si lojtari më i ri që ka luajtur në një gjysmëfinale të Kupës së Botës apo Kampionatit Evropian.

Në vetëm 15 vjeç, 9 muaj dhe 6 ditë, Lamine Yamal bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës më 29 Prill 2023, në ditën e ndeshjes së 32-të të Ligës kundër Betis.

Në këtë kompeticion, ai është bërë golashënuesi dhe asistuesi më i ri në historinë e tij. Në Champions League, ai është bërë debutuesi i dytë më i ri dhe asistuesi më i ri në historinë e kompeticionit.

Atij i ka shpëtuar vetëm rekordi si golashënuesi më i ri, i cili ende mbahet nga Ansu Fati, duke e arritur atë në moshën 17 vjeç e 40 ditë.

Me skuadrën spanjolle, ai debutoi më 8 shtator 2023 kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, ku shënoi një gol të mrekullueshëm.

Me kombëtaren është bërë debutuesi, asistuesi dhe golashënuesi më i ri në historinë e saj. Në këtë Europian, me finalen ende për t’u luajtur, ai është bërë edhe debutuesi, asistuesi dhe golashënuesi më i ri në historinë e kompeticionit, ku tashmë ka 1 gol dhe 3 asist.

Kur kanë mbetur edhe 3 ditë deri në ditëlindjen e tij të 17-të, Lamine Yamal ka thyer tashmë disa rekorde dhe pritet të jetë një nga lojtarët më të mirë të dekadave të ardhshme. Këtë vit ai mund të fitojë çmimin e tij të parë individual, pasi pozicionohet si kandidati kryesor për të fituar Golden Boy.

Tv Klan