Kapiteni i Ukrainës, Andriy Yarmolenko e quan të fortë Shqipërinë, rivalin e parë në Ligën e Kombeve. Gjithsesi futbollisti me më përvojë i kundërshtarit beson se do të arrihet një rezultat pozitiv.

“Shqipëria është shumë e fortë, por duhet të analizojmë pikat e forta e dobëta të kundërshtarit. Por duke përmbushur detyrat që na përcakton trajneri jam i sigurtë që do të arrijmë një rezultat pozitiv”, tha Yarmolenko.

Yarmolenko i ka shënuar 2 gola Shqipërisë në dy miqësoret e fundit të zhvilluara në 2016 dhe 2018. Por te kampi ukrainas ka edhe lajme të këqija.

Artem Dovbyk nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e këtij muaji. Sulmuesi i Roma vuan nga një dëmtim dhe do të kthehet në Itali për tu riaftësuar.

Tv Klan