Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmys 2026 ishte padyshim një nga netët më të mëdha dhe më emocionuese të botës së televizionit.

E zhvilluar në Peacock Theater në Los Angeles dhe e moderuar nga Mariska Hargitay, mbrëmja nderoi performancat më të mira të vitit, ndërsa tapeti që i parapriu ceremonisë ishte një spektakël më vete, plot elegancë dhe magjepsje.

Po cilët ishin yjet që spikatën më shumë?

Në qendër të vëmendjes ishin siluetat klasike të Hollywood-it, por të interpretuara me detaje bashkëkohore që i bënë ato të dukeshin moderne, elegante dhe plot freski. E gjitha kjo u shoqërua edhe me zgjedhje ngjyrash të bukura dhe të papritura.

Mjafton të përmendim aktoren e “Love Story”, Sarah Pidgeon, e cila iu referua personazhit të saj në ekran, Carolyn Bessette-Kennedy, përmes një fustani slip ngjyrë jargavani nga Chanel, të zbukuruar me qëndisje perlash. Një shembull perfekt i minimalizmit të viteve ’90 të realizuar në mënyrën më elegante. Po kaq mbresëlënëse ishte edhe Elle Fanning me një fustan slip ngjyrë mente nga Ralph Lauren Collection, i cili, ndonëse i thjeshtë në dizajn, tërhoqi vëmendjen falë ngjyrës së tij të gjallë.

Megjithatë, edhe veshjet më ekstravagante shkëlqyen, në kuptimin e plotë të fjalës.

Zendaya tërhoqi të gjithë vëmendjen me fustanin e saj Prada, të mbuluar me gurë dhe detaje vezulluese.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Selena Gomez, e cila veshi një fustan të artë, të gjatë dhe elegant nga Louis Vuitton, që dukej si një homazh për statujën e çmimit Emmys. (Dhe një përmendje të veçantë meriton edhe ylli i “Hacks”, Meg Stalter, e cila u shndërrua fjalë për fjalë në një çmim Emmys.

Po meshkujt më elegantë të mbrëmjes?

Colman Domingo, gjithmonë një figurë e spikatur e modës, zgjodhi një xhaketë në stil manteli nga Valentino, të kombinuar me pantallona me prerje të gjerë. Ndërsa Alan Cumming u shkëput për pak nga garderoba teatrale e “The Traitors” për të sjellë në tapetin e kuq një smoking elegant bardhezi, të zbukuruar me qëndisje.

Më poshtë mund të zbuloni listën e plotë të krijuar nga “Vogue” me yjet e veshur më bukur në Emmys 2026.

Louisa Jacobson, veshur me Tom Ford nga Haider Ackermann
Mariska Hargitay veshur me Monse
Colman Domingo veshur me Valentino
Nicole Brydon Bloom veshur me Lein Studio
Grace Gummer veshur me Dior
Ayo Edebiri veshur me Chanel
Cailee Spaeny veshur me Miu Miu
Paul W. Downs
Sheryl Lee Ralph veshur me Sergio Hudson
Selena Gomez veshur me Louis Vuitton
Elle Fanning veshur me Ralph Lauren Collection
Keri Russell veshur me Khaite
Alan Cumming veshur me Bode
Supriya Ganesh veshur me McQueen
Hannah Einbinder veshur me Calvin Klein Collection
Dakota Fanning veshur me Carolina Herrera
Zendaya veshur me Prada
Sarah Pidgeon veshur me Chanel
Nicole Kidman veshur me Chanel
Carey Mulligan veshur me The Row