Rozeta dhe Havier Dobi zbuluan në bisedë paratë që mbanin në shtëpi

Nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobi çuan  policinë për të dytën herë në banesën e tyre për të kontrolluar tubin e ajrimit. Hetuesit i kanë lënë ata në të njëjtën dhomë paraburgimi dhe kanë bërë përgjim ambiental. Në bisedën mes tyre ata flasin për shumën e 405 mijë eurove dhe 8500 dollarët që gjenden në tubin e aspirimit mbi kundrabufenë e banesës. Biseda është transkiptuar si më poshtë:

Havier Dobi: Çfarë ke thënë ti për mua?

Rozeta Dobi: Asgjë, do rri unë këtu.

Havier Dobi: Lekët atje lart te shtëpia do t’i nxjerr unë.

Më pas Rozeta Dobi kritikon të birin se pse i ka marrë shumë para. Ndërsa Havieri i ka thënë se ka marrë vetëm 50 mijë, që sipas organit të akuzës nënkuptojnë eurot që ju gjetën me vete.

Ndërkohë grupi hetimor pasi ka zbërthyer celularin e Rozeta Dobit duke i thirrur të gjithë kontaktet që ajo ka pasur dhe dyshohet se ka punuar si sanitare, për t’i pyetur nëse 49 vjeçarja u kishte grabitur sende me vlerë ose shuma parash. Sipas burimeve deri më tani janë paraqitur 6 persona që kanë bërë identifikimin e sendeve me vlerë por që askush s’ka pranuar t’i kenë humbur paratë.

Deri tani ish-shefja e kabinetit të ish-zvkryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, ka pranuar se më shumë se 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë janë të sajat dhe sipas dosjes hetimore ajo pretendon se paratë ishin të xhaxhait  të saj dhe bashkëshortes së tij.

 Por për pjesën më të madhe të parave ende nuk ka një pronar të tyre. Gjithashtu barrën e provës për të treguar se ku janë paratë e ka Rozeta Dobi ndërsa prokuroria do të kalojë në sitën e saj edhe pasuritë e ish-zyrtares Alda Klosi, për të parë burimin e krijimit të tyre.

Klan News