Dy persona u vunë në pranga si autorë të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka, në shkurt të këtij viti, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Ata janë identifikuar nga autoritetet si K.L., 20 vjeç, nga fshati Mllug, dhe V.K., 43 vjeç, nga fshati Hot i Ri. Policia tha përmes një njoftimi zyrtar se ata do të përgjigjen para drejtësisë për akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtjes pa leje.

Arrestimi i tyre u krye 10 muaj pas vrasjes së mistershme të të riut, i cili u gjet i ekzekutuar me armë në oborrin e banesës së tij. Megjithatë, autoritetet nuk bëjnë të ditur motivin e krimit.

Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 27 shkurtit, rreth orës 14:50, kur i riu u gjet pa shenja jete në banesë, ku sipas të dhënave shkonte rrallë, pasi jetonte më shumë në Dukagjin. 20-vjeçari nuk rezultonte me probleme me ligjin.

Tv Klan

/tvklan.al